Dy shqiptarë të kërkuar për trafik droge janë arrestuar sot në Greqi.
Mësohet se pala greke ka kapur në Kakavijë një shqiptar, i cili rezulton me urdhër arresti nga Prokurori Ileas për çështje droge dhe armësh.
Ndërkohë në Selanik është kapur një tjetër shqiptar 44 vjeç, i kërkuar për dy dënime në total me 18 vjet e 4 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë për drogë e çështje të tjera. Në momentin e arrestimit, nga skuadra DIAS është gjetur një sasi droge.