Te ‘Trauma’ s’ka ujë, qytetari: Ngrohja s’bëhet fjalë, korridoret ‘fabrikë’ duhani

0

Në Spitalin e Traumës në kryeqytet uji vjen me orar. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Tirana në JOQ.al, i cili ka dërguar një video ku shihet qartë se si në rubinetat e Traumës nuk ka pikë uji nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Qytetari thotë gjithashtu se problem mbetet edhe ngrohja, ndërsa denoncon edhe faktin se korridoret e spitalit janë kthyer në një fabrikë duhani, ku pihen cigare pa kriter. Ndërsa shton se edhe kur ankohen për këtë gjë, i thonë: Kur e pi doktori, pse të mos e pi as unë?

Denoncimi i qytetarit:

“Mirembrema JOQ! Kjo eshte gjendja ne Spitalin e Traumes ( kirurgji 2 ) nga ora 22:00 deri ne oren 05:00 ska uje fare. Ngroje nuk behet fjale. Ne korridoret e ketij pavjoni eshte bere fabrike duhani. Dhe kur ankohesh te thone: kur e pi doktorri pse mos ta pij une. Eshte nje tmerr i vertete”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu