TË VAKSINUARIT/ Arbi Agalliu rendit 9 pikat e ‘Masakrës Zgjedhore’ të 25 prillit, Fatos Klosi e kundërshton: Duhen fakte!

0

Emisioni “Të Vaksinuarit” në Fax News me moderator Aulon Kalanë trajton mbrëmjen e sotme cështjen e ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nuk kanë munguar debatet që në nisje të emisionit mes Arbi Agalliut të Partisë Demokratike dhe ish-Kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Arbi Agalliu renditi 9 pretendimet e saj për ‘Masakrën Zgjedhore’ të 25 prillit, por Fatos Klosi i quajti thjesht argumenta politikë dhe kërkoi prova për këto pretendime.

Pjesë nga debati

Arbi Agalliu: Dua ta nis së pari me mungesën e palës tjetër në mbledhje. Shpresoj që të shkëputet nga artikulimi i rrugëve dhe të kalojmë në n jë dimension tjetër mbi faktët. Diskutim mes profesionistëve, duke i ofruar kështu shqiptarëve që janë të lodhur. Është për të ardhur keq që mungojnë përfaqësuesit e mazhorancës. Duhet të jemi ballë për ballë dhe të themi atë që mendojnë. Ka institucione të caktuara që gjykojnë gjithësecilin. Në këto zgjedhje masakër zgjedhore në 25 prill. Patjetër që në këto 30 vite ka pasur problematika, por në 2013 ishte vendosur një standard i pranimit të rezultatit. Në këto zgjedhje nuk ka ndodhur kështu.

  1. Përdorimi i të dhënave të 910 mijë qytetarëve. Ky element cc’bëri privatësinë e votës. Është për të ardhur keq falenderimi i mazhorancës për patronazhistët. Nuk ka të bëjë me atë grup seksionin që cdo parti përdor për të marrë informacion, por këtu kemi të bëjmë me daljen e të dhënave personale.
  2. Pagesa e 125 milionë euro përpara gjatë dhe pas fushatës zgjedhore për dëmet e tërmetit.
  3. Dhënia e 550 milionë eurove në formën e tenderave. Tenderat të bëhen por ka një përcaktim ligjor si bëhet.
  4. Shpenzimi i 120 milionë euro nga bashkitë për asfaltim elektoral.
  5. Rritja e pagave me 63 milionë euro gjatë pëeriudhës zgjedhore.
  6. Punësimi i përkohshëm i 13 mijë individëve gjatë periudhës zgjedhore.
  7. Heqja e ndihmës ekonomike për mijëra qytetarë.
  8. Mbi 10 mijë objekte janë legalizuar gjatë kësaj periudhë.
  9. Mbyllja e kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Këto janë zyrtarët, por kemi dhe krimin e korruptuar, presionin dhe nxjerrja e njerëzve nga burgu.

Fatos Klosi: Nuk qëndrojnë. Kanë të drejtën e vetë. Komisioni hetimor do të gjykojë. Për mua është i mirë. Mirë bëri, nuk ka gjë të keqe. Ccdo debat bën mirë. Komisioni kërkon prova. Këto duken politike. Konstatova që kjo fushatë ka qenë e qetë. Procesi u zhvillua i qetë, pa debate. Bindja ime qe, kryetari i PD fliste për rotacion, kishin bindje se do të fitonin. U tha në fund që janë numëruar gabim. Në fund tdëgjova termin masakër elektorale.

  1. Arbri Agalliu: Këto janë të vërteta. A janë bërë për të manipuluar vullnetin e votuesit  apo jo do të vërtetohen. Nuk mund të dalë gjatë procesit të numërimit kryetari të thotë na kanë vjedhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu