Ditët e fundit Tea e ‘Përputhen’ është kthyer në një nga emrat më të lakuar në botën e show-bizit.Kjo, për shkak të fotove të cilat bënë xhiron e rrjetit, ku ajo duket duke u puthur dhe përqafuar me Beartin, ndërkohë që nga programi doli ‘çift’ me Andin.
Së fundmi, Tea ka reaguar me një postim ku nënkuptoi se ishte vetë ajo që ka lënë prova , në mënyrë që lidhja e saj me Beartin të zbulohej nga ndjekësit.
“Krimi perfekt nuk ekziston ose ti lë gjurmë që të kapesh”, shkruante Tea krah postimit ku fansat menjëherë e kanë sulmuar me komente .Por gjithsesi, komentet në foton e saj janë të shumta dhe me sa duket asgjë nuk do t’i qetësojë ndjekësit.
“Aman ça të thotë gjyshi?”, i komenton një fans. “E dinte”, ia kthen Tea.
“Çështja është se le nam dhe këto s’të bëjnë më punë”, i komenton një tjetër. “E ke gabim, mund të bësh 1000 të mira e njerëzit nuk i mbajnë mend, bën diçka që nuk u pëlqen dhe shiko ç’bëhet”, i përgjigjet Tea.
Tea i është përgjigjur disa prej tyre komenteve dhe ndër të tjera shprehet se nuk është ide e keqe që të publikojë dhe kontratën me “Përputhen”.