Teatri Kombëtar, regjisori Budina: Ta flenë mendjen, do të ndërtohet aty ku ka qenë!

0

Aleanca për Teatrin ka dorëzuar një ankimim ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar. Në lidhje me këtë çështje, regjisori dhe aktori i njohur, Edmond Budina tha se ata do i shkojnë betejës së tyre për Teatrin deri në fund.

“Në këtë kohë në këtë mot të zymtë dhe në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare ne jemi këtu ta flenë mendjen një herë e mirë e kemi thënë që ne cështjes së teatrit do i shkojmë deri në fund. E shihni ç’po bëhet me artin në Shqipëri, shqyhet teatri, teatri eksperimental, prishet cirku, kultura e këtij vendi nëpërkëmbet. Ta flenë mendjen jo vetëm qeveritarët e sotëm, opozita e ashutquajtur e sotme por dhe ndërkombëtarët qofshin këta ambasadë amerikane qofshin të BE ne do i shkojmë cështjes së teatrit deri në fund, deri sa të ndërtohet aty ku ishte ashtu sic ishte”, u shpreh për mediat Budina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu