Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për trafikun e krijuar në pikën kufitare të Kapshticës ku prej orësh automjetet janë bllokuar.
Blushi i bën thirrje Ministrisë së Jashtme që të kontaktojë palën greke për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sipas tij, kjo situatë kërkon zgjidhje të menjëhershme për të gjithë shqiptarët.
Postimi i Tedi Blushit:
Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë!
Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!