‘Telefonatë anonime’/ Sërish alarm për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

0

Sërish alarm për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se një telefonatë anonime ka ngritur sërisht alarmin për një mjet shpërthyes në stacionin e autobusave në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka njoftuar se policia ndodhet në vendngjarje dhe janë evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, -ka thënë Ahmeti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu