Të paktën 5 alpinistë kanë humbur jetën në majën më të lartë në Europë, Elbrus, në pjesën veriore të Rusisë, në kufi me Gjeorgjinë.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga ministria e emergjencave ruse, e cila tha se kjo ishte një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në majën më të lartë të Evropës.
“Fatkeqësisht, pesë persona vdiqën”, tha ministria e emergjencave.
Ndërkohë 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur maja e malit u përfshi nga një stuhi dhe mot me erë të fuqishme, ndërsa temperaturat shënuan -20 gradë. 11 prej tyre u dërguan në spital me lëndime.
Alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, teksa ndodheshin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave, shkruajnë mediet e huaja.
Hetuesit rusë thane se është ngritur një çështje penale me akuzën e ofrimit të shërbimeve që “nuk plotësojnë kërkesat e shëndetit dhe sigurisë”.
Rajoni Elbrus është një destinacion shumë i frekuentuar për ngjitje dhe shëtitje gjatë verës dhe një vendpushim për ski gjatë muajve të dimrit.