E gjithë bota është duke u përballur me një verë “përvëluese”, ku temperaturat kanë regjistruar rekorde.
Nga Evropa, në Afrikë, Azi, Australi e SHBA është ngritur alarmi pasi i nxehti rrezikon jetën e njerëzve.
Megjithatë, duhet të themi se ka dhe më keq, sepse ekziston një vend që konsdierohet si më i nxehti në botë.
Ky vend është “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni, ku gjatë këtyre ditëve, termometri ka regjistruar temperatura deri në në 55 gradë celsius.