IRAN- Irani prej ditësh është prekur nga një valë ekstreme e të nxehtit dhe sot temperatura e ajrit në qytetin jugperëndimor iranian të Bostanit ka arritur në 51.4 gradë Celsius. Agjencia e lajmeve ISNA raporton se në katër qytete të provincës Khuzestan, temperatura e ajrit ishte më e lartë se 50 gradë.
Përveç Bostanit, 50,8 gradë Celsius ishte edhe në Shush, si dhe në Dezful (50,4) dhe Abadan (50,3). Një temperaturë e lartë rekord prej 66.7 gradë Celsius në mes të kësaj vale të nxehtit në Iran është matur më 16 korrik në aeroportin ndërkombëtar në qytetin e Aseluye në bregdetin e Gjirit Persik.