Nuk kanë të ndalur flakët në jug të vendit. 9 vatra zjarri janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Emergjencat Civile pohojnë se janë dejgur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pyje, por edhe pemë frutore. Në mjaft raste ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor.
Së fundmi raportohet se janë aktivizuar sërish flakët në Tragjas duke djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë. Një situatë e rëndë shfaqet edhe në Karaburun, ku zjarri prej disa ditësh vijon të djegë zonën i ndihmuar edhe nga era e nga temperaturat e larta.
Te tjera vatra zjarresh janë aktive në veri të Durrësit. Në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një zjarr i madh përfshiu Ksamilin. Zjarri vijon ende të djeg zonën ndërsa ka pasur një ndërhyrje të zjarrfikësve për të neutralizuar flakët.
Sipas paralajmërimit te IGJEUM nëpërmjet njoftimit zyrtar, parashikon se në 10 qarqe të vendit parashikohet si të rrezikshme për rënien e zjarrjeve me rritjen e temperatuve mbi 40 gradë celcius.Vec temperaturave të larta IGJEUM paralajmëron se era që do të fryjë do të jetë tejet e nxehtë dhe e shoqëruar me rërë që e kanë prejardhjen nga Saharaja.
Infowebtv