Temperaturat ”polare” mbërrijnë në Elbasan/ Autoritetet marrin masa për situatën

0

Temperatura nën zero në gjithë qarkun Elbasan të shoqeruara me fenomene debore në lartesi e prezence ngricash në pjesen tjetër. Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Sterbleve këshillohet levizja e mjeteve me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20cm e mjetet janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale kemi prezencë akulli në rrugë e në pikat problematike është hedhur kripë. Në furnizimin me energji elektrike kemi probleme vetëm në fidrin 6 në Nj.A Lunik, bashkia Librazhd ku në vend ndodhen punonjësit e OSHE-së për riparimin e defektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu