– Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një denoncim lidhur me një tender të dhënë për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Për 4 vitet e ardhshme është tenderuar shërbimi i lavanderisë, me fond limit 1 mln 625 mijë euro. Ndërsa oferta fituese është shpallur një kompanie, e cila ofroi 1.622 mijë euro, pra 99% e vlerës së fondit limit.
Në garë janë paraqitur dy oferta, ku tjetra, oferta tjetër ishte 1.3 milionë euro, por u skualifikua për mospërmbushje kushtesh. Lidhur me këtë detaj, gazetari shkruan se është e pamundur që një kompani të futet në garë me ofertë 99.99% të fondit limit, pasi është thuajse e sigurtë që nuk fiton. Por mesa duket ky nuk është rasti.
“Kjo lloj oferte, paraqitet zakonisht kur gara eshte vrare dhe kostumi eshte qepur perpara se te behet tenderi. Tani, keto tenderat e shendetesise jane nje grope e madhe korrupsioni, ne te gjithe spektrin e tyre. Si ato qe ben Ministria, si ato qe ben QSUT si ato qe bejne spitalet rajonale apo maternitetet. Keta po e vjedhin shendetesine ne nje menyre te frikshme. Dhe nuk ka asnje, qe te jete hetuar, lere me arrestuar, per gjithe kete baterdi kriminale,”-shkruan ndër të tjera gazetari.