” Tension” tek PSG-ja/ Messi del nga fusha i mërzitur, pas zëvendësimit “injoron” trajnerin Pochettino

0

Lionel Messi nuk e ka pritur mirë vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino për ta zëvendësuar në fitoren e vështirë të Paris Saint-Germainit 2-1 kundër Lyonit.

Argjentinasi i cili po debutonte në shtëpi, u zemërua kur në minutën e 75 u detyrua të largohet nga fusha e blertë për ti lënë vendin Achraf Hakimi.

Rrugës duke dalë nga fusha, 34-vjeçari i tha diçka Pochettinos dhe refuzoi t’ia zgjaste dorën për ta përshëndetur.

Messi është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e Paris Saint Germainit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu