Tensione mes protestuesve, qytetarët dhe Berisha i drejtohen Bashkisë së Tiranës

0

Sali Berisha dhe protestuesit, pasi u larguan nga sheshi para kryeministrisë, janë drejtuar duke marshuar para Ministrisë së Brendshme.

Pasi ka mbajtur një fjalim të shkurtër, Berisha tha se ndaluan pikërisht aty për t’i dhënë një mesazh Ministrit Bledi Çuçi.

Më pas një grup protestuesish, janë shkëputur dhe janë drejtuar nga Bashkia e Tiranës. Më pas u është bashkuar edhe kreu i PD, Sali Berisha.

“Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur. Erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë. S’ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë godinë”, tha Berisha