Tensione në KAS! Përfaqësuesi ligjor i PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmailit nga Komisioni

0

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka paraqitur sot një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar përjashtimin e anëtarit Ilir Rusmaili nga shqyrtimi i ankimimeve të PD-së për rezultatin e zgjedhjeve.

Në këtë kërkesë, PD argumenton se Rusmaili ndodhet në konflikt interesi, pasi mban funksionin e këshilltarit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe për këtë arsye nuk mund të jetë i paanshëm në trajtimin e kërkesave që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.