Tensionet me Aleancën e Teatrit, Elva Margariti: Keqardhje për gjuhën, nuk i mbyllet dera askujt

0

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar pas tensioneve të regjistruara ditën e sotme para institucionet që ajo drejton, pasi një grup përfaqësuesish të Aleancës për Teatrin u ndaluan të futen brenda për të bërë depozitimin e kërkesës së tyre.

Margariti shprehet se ata nuk kishin paraqitur asnjë kërkesë për takim, duke theksuar që t’i mbyllet dera askujt.

“Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.

Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.

Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t’u zbatuar nga institucionet dhe per t’u respektuar nga të gjithë.  Pa përjashtim!”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu