Tensionet me Iranin dhe lufta në Gaza, Von der Leyen telefonatë me Netanyahun, i kërkon zgjidhje diplomatike për situatën

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku theksoi nevojën urgjente për një zgjidhje të negociuar në krizën me Iranin dhe për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Rikonfirmova angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin. Izraeli ka të drejtën të mbrohet, por duhet të shmanget përshkallëzimi. Irani është burimi kryesor i destabilitetit rajonal, dhe nuk duhet të lejohet të pajiset me armë bërthamore. Një zgjidhje diplomatike duhet të gjendet sa më shpejt,” shkroi von der Leyen në platformën X.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin për situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke e cilësuar si “të papranueshme” dhe i bëri thirrje Netanyahut të garantojë qasje të plotë për ndihmat humanitare dhe të tregojë përmbajtje në veprimet ushtarake.