Situata vijon të jetë e tensionuar midis Serbisë dhe Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për të vendosur reciproritet në lidhje me target e makinave.
Mediat serbe ditën e sotme kanë publikuar disa artileri të rënda ushtarake serbe që janë nisur për t’u vendosur në kufi me Jarinjës.
Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë që siç thuhet në mediat serbe, destinacion e kanë Jarinjën.
Një tjetër provokim u shënua ditën e djeshme nga serbët ku dy aeroplanë ushtarakë kaluan territorin e Kosovës në Jarinjë.