Për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se situatën e acaruar po e ndjek me vëmendje dhe se patjetër për një zgjidhje nevojitet një dialog i palodhur me Serbinë, në mënyrë që Kosova të mos humbasë as aleatët (referuar SHBA-së dhe BE).
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BENdërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022