Tensionet në portestën e PD-së para Parlamentit, shoqërohen dy të mitur

0

Dy të mitur janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se mbanin në çanta shishe me lëndë ndezëse gjatë protestës së opozitës para Parlamentit.

 

Pak më parë  një nga protestuesit dyshohet se është asfiksuar nga gazi dhe i ka rënë të fikët.

Momente tensioni u regjistruan edhe para Kryeministrisë, teksa protestuesit janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.