KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka miratuar dërgimin e forcave paqeruajtëse shtesë në Kosovë pas trazirave përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërkohë,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e përshëndeti vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.