Tensionet në veri, Rama: Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve ne veri të Kosovës, të cilat vijojnë që prej ditës së shtunë.

Në fjalën e tij, në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria maksikane të shfaqej në kufirin me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”- u shpreh Rama ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu