Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku është shprehur i shqetësuar sa i takon situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Me një shënim në rrjetin e tij “Facebook”, Çollaku shprehet se natën e kaluar sistemet ruse anti-raketore “Pantsir” janë vendosur në kufirin me Kosovën dhe kjo për të është një lojë e rrezikshme.
Ai liston disa nga hapat që duhet t’i ndërmarrë Shqipëria, përballë agresionit në rritje të Serbisë në veri të Kosovës.
Postimi i kreshnik Çollakut:
Mbreme sistemet antiraketore ruse Pantsir,jane instaluar nga ushtria serbe ne kufirin Kosove-Serbi. Trupa ushtarake serbe gjithashtu jane ne gatishmeri ne kufirin me Kosoven per nderhyrje uahtarake ne cdo moment.
Kjo eshte loje e Beogradit dhe kercenon Kosoven dhe paqen ne Ballkan. Ne keto kushte gjithe Ballkani por sidomos Shqiperia eshte nen kercenim.
Qeveria e shqiperise nuk mund te rrije si spektatore ne kete situate,as te beje copy paste deklaratave e te tjereve. Qeveria e shqiperise duhet te zhvilloje nje veprim aktiv diplomatik
-te terheqe ambasadorin shqiptar ne Beograd si hap i pare protestes diplomatike
– te deklaroje terheqjen nga Open Ballkan
– te deklaroje si qendrim te Shqiperise kushtezimin ne cdo bashkepunim rajonal me Serbine mos cenimin e integritetit te Kosoves dhe cdo vendi tjeter ne rajon.
– te jape mbeshtetje totale Kosoves dhe instituciineve te saj.