Tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë, 25-vjeçari kërcënon: Po të kapa përjashta….

0

TIRANË- Ardit Çela që dy ditë më parë tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë ka kërcënuar në seancën e sotme gjyqsore. Teksa ka shfaqur shenja nervozizmi të mëdha, Çela dëgjohet të thotë fjalët: Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta, po hë.

Gjatë seancës së sotme Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 25-vjeçarin, ndërkohë që për dy shokët e tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë. Ka qënë e mitura ajo e cila bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj. Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t’ia arrinin qëllimin që kishin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu