Tentoi të fuste shishe vere kontrabandë, procedohet penalisht shoferi i autobusit në Vlorë

0

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë kanë ndaluar një autobus ku janë gjetur dhe sekuestruar kuti me shishe vere kontrabandë, me qëllimin për të hyrë në vendin tonë.

Autoritetet doganore kaluan në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm, autobusin e drejtuar nga një 52-vjeçar me iniciale A.J. Gjatë kontrollit të autobusit, u gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Për qytetarin, i cili banon në Vlorë, ka nisur një procedim penal për veprën “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu