Tentoi të hynte në shtëpi nga ballkoni, 36-vjeçarja rrëzohet dhe humb jetën në Greqi

0

GREQIA- Një tragjedi ka ndodhur në Pagrati të Athinës ku një nënë e re 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Sipas mediave vendase, 36-vjeçarja ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, duke rënë në zbrazëti nga kati i 3-të i një pallati në rrugën 5 Attalou. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:30, kur 36-vjeçarja tentoi të dilte në ballkonin e banesës së saj nga ballkoni i një shtëpie ngjitur pasi ishte i mbyllur nga jashtë.

Në tentativë, ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë në zbrazëti në zonën e pambuluar të pallatit, duke sjellë vdekjen tragjike. Në vendngjarje ka mbizotëruar paniku dhe menjëherë është thirrur ambulanca ku e reja u dërgua në spital ku u konstatua e vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu