KORÇË – Një punonjës i policisë është arrestuar në Korçë, pasi tentoi të fusë drogë në burgun e Drenovës.
Burime për median bëjnë me dije se në pranga ka rënë efektivi, Nevis Ibrahimi, të cilit iu gjet lënda narkotike.
Mësohet se Ibrahimi e kishte fshehur drogën brenda në trup, ku dhe iu sekuestrua gjatë kontrollit të policisë.
Pritet sektori i anti-drogës për ta peshuar dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve./Infoweb/Media