INDI- Një stjuardesë e cila ishte punonjëse e kompanisë Air India Express, është arrestuar për tentativë kontrabande. Siç raportohet Drejtoria për Çështje të Inteligjencës (DRI) ka organizuar një aksion në orët e hershme të mëngjesit, ku pas arrestimit, stjuardesës i është gjetur 960 gramë ar në pjesët intime.
Bëhet me dije se stjuardesa e ka fshehur arin përpara se të hipte në qytetin e Muscatit. Gjithashtu anëtarët e KLSH-së kanë arrestuar një tjetër stjuardesë nga qyteti i Kanurit, pra po hetojnë nëse në kontrabandë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit të kabinës.