Tentoi të korruptonte policinë, procedohet penalisht 24-vjeçari

0

Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në shumë rrugë të kryeqytetit. Kontrollet janë përqendruar edhe në rrugën e “Arbrit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë këtyre inspektimeve, është proceduar penalisht një 24-vjeçar, pasi i ka ofruar para efektivëve për të mos bërë testin e alkoolit. Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit: K. S., 27 vjeç; L. M., 58 vjeç; S. S., 30 vjeç; F. P., 32 vjeç; V. R., 24 vjeç dhe E. Xh., 31 vjeç.

Sa i takon rrugës së “Arbrit”, atje janë pezulluar 5 leje drejtimi si dhe janë gjobitur 14 shoferë për shpejtësi.