KORÇË- Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se N.Zh 56 vjeç ka tentuar të bëjë veprime të turpshme me dy të mitura.
Për pasojë 56-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.