Tentoi të m*byste me litar ish-gruan, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Greqi (FOTO + EMRI)

0

GREQI- Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se 33-vjeçari Zhuljan Prenci, ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të mbysë me litar ish-bashkëshorten e tij 26-vjeçare greke.

Bëhet me dije se Prenci ka thyer portën e shtëpisë së ish-gruas, duke hyrë brenda e duke e goditur me shkelma, ndërsa në një moment tentoi ta mbyste me litar. E reja ka kërkuar për ndihmë ku nga dhoma ngjitur dolën prindërit e saj.

Prenci mësohet ta ketë goditur ish-gruan me grushte në kokë, si dhe e ka kafshuar në krahun e djathtë. E gjithë ngjarja ka ndodhur edhe në praninë e fëmijës së tyre vetëm 10 muajsh.

33-vjeçari shqiptar u pikas nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu