Një punonjës i shkollës 63 vjeç u arrestua nga policia dhe u caktua në arrest shtëpie me një byrzylyk elektronik-në ekzekutim të një urdhri paraburgimi. Ai akuzohet për veprime seksuale ndaj një të miture.
Ai i është afruar disa herë një vajze që e njihte pranë një shkolle dhe i ofronte udhëtim me makinë. E mitura e pranoi udhëtimin, por në vend që të dërgohej në shtëpi, pas disa xhirove nëpër qytet, ajo u dërgua në një rrugë fshati ku burri – sipas akuzës – i kishte shtrirë duart mbi pjesët intime të vajzës.
14-vjeçarja në këtë pikë u hodh nga makina dhe u plagos (një mavijosje e vogël) në kokë. Policia ka ndërhyri kur kanë dëgjuar britmat e banorëve të zonës, që janë alarmuar nga ngjarja. lasiciliawebtv
Infowebtv