Tentoi të përdhunonte ukrainasen, arrestohet shqiptari nga policia italiane

0

Një 24-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 28-vjeçare ukrainase mbrëmjen e së shtunës teksa ndodheshin në një lokal nate në Ponte Buggianese të Italisë.

Sipas mediave vendase, ai e kapi me krah dhe e futi me forcë në banjon e burrave, duke e mbyllur. Më pas ai tentoi ta përdhunonte dhe hoqi dorë vetëm kur e reja, banuese në qytet, e bindi se më pas do të shkonin së bashku në një vend më “intim”.

Sapo gjeti mundësinë 28-vjeçarja u largua dhe mernjëherë shkoi në polici për ta denoncuar. 24-vjeçari është arrestuar dhe tashmë akuzohet për sulm seksual, plagosje dhe rrëmbim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu