Tentoi të rrëzonte Prokurorin e Përgjithshëm, vdes papritur deputeti brenda në taksi

0

Një deputet ukrainas, i cili më parë ishte përfshirë në një përpjekje për të rrëzuar prokurorin e përgjithshëm të vendit, vdiq ndërsa udhëtonte me një taksi në kryeqytetin e Kievit.

Policia Kombëtare tha në një deklaratë ditën e sotme se ishte urdhëruar një ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Anton Polyakov.

Sipas deklaratës së policisë, Polyakov u gjet pa ndjenja në sediljen e pasme të një taksie që ishte ndaluar për shkelje rregullash të qarkullimit. Një ambulancë u thirr dhe mjekët e shpallën atë të vdekur në vendngjarje.

Polyakov, 33 vjeç, u zgjodh si deputet në korrik 2019 si anëtar i partisë në pushtet “Shërbëtori i Popullit”.

Në Nëntor 2019, megjithatë, ai u përjashtua nga partia, pas sjelljeve joetike. Më vonë ai u bashkua me një grup parlamentar si deputet i pavarur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu