Tentoi të shtypte me motor shokun e tyre, shqiptari dhe greku bëjnë për spital 17-vjeçarin

0

GREQI- Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar një 17-vjeçar në Greqi. Sipas mediave greke, greku i dhunuar ka mbërritur me urgjencë në spitalin e Lamisë me hundë të thyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së kaluar dhe 17-vjeçari thotë se është sulmuar me grushta në fytyrë dhe trup.

Një 19-vjeçar ka treguar në polici se si ndodhi sherri ku u përfshinë disa të rinj. Sipas tij, 17-vjeçari i dhunuar, teksa ecte me motor me një shok të tij, ka tentuar ta shtypë me motor. Mes tyre ka nisur një debat verbal, por kur kanë mbërritur katër miqtë e 19-vjeçarit për t’i ndarë sherri është shndërruar në përplasje fizike.

Edhe pse janë shoqëruar, dy 20-vjeçarët, shqiptari dhe greku nuk kanë pranuar akuzat e 17-vjeçarit që ka përfunduar në spital pasi pretendojnë se ai ka gënjyer në versionin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu