Krumë, Has, 1 Dhjetor 2025
Një 62-vjeçar është arrestuar nga Policia e Hasit pasi tentoi të vriste me mjet prerës një 60-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit të ndodhur në lagjen Nr. 1 të qytetit Krumë, pranë dyqanit të autorit.
Sipas Policisë, ngjarja ka nisur pas një debati për motive të dobëta, ku autori i dyshuar, Q. C., ka goditur me mjet prerës shtetasin I. F., banues në fshatin Vranisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, autori u kap brenda pak minutash dhe u vu në pranga.
60-vjeçari i plagosur u transportua për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur në sulm si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.





