Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arresit në burg për, Arjan Shtembarin, i cili tre dite më pare në Kombinat tentoti të qëlloi me pistoletë, një 28-vjeccar pas një konflikti banal.
Ndërkohë janë liruar, dy personat që u konfliktuan me të, Maksimiljan dhe Edison Gashi.
Sipas prokurorisë, fillimisht ka patur një konflik banal mes Arjan Shtembarit dhe Edison Gashit. Pas kësaj, 59 vjeçari Shtembari ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Gashit, por fatmirësisht pa plagosur, për shkak se pistoleta është bllokuar.
Më pas ai e ka qëlluar disa herë Gashin me qytën e pistoletës duke e dëmtuar në kokë dhe është larguar me vrap.
Shtrembari në këtë moment është ndjekur nga gashi që në ndihmë i kanë ardhur edhe maksimiljan Gashi duke e qelluar 59-vjeçarin me grushta dhe e mbajten deri sa mbërriti policia që beri edhe arrestimin.