Tentoi t’i vidhte çantën 70-vjeçares ruse, e moshuara reziston me forcë (VIDEO)

0

Një 70-vjeçare ruse ka rënë pre e një grabitjeje në qytetin Petrovka.

Ajo është sulmuar nga një grabitës i cili tentoi t’i merrte çantën, e për të arritur këtë nuk ngurroi ta tërhiqte zvarrë gruan. Mirëpo, e moshuara ka rezistuar dhe i ka bërë ballë sulmit. Ajo e ka mbajtur me forcë çantën derisa hajduti është larguar dhe e ka lënë të qetë.

Policia ruse ka bërë të ditur se ka arritur ta identifikojë sulmuesin dhe se për këtë vepër dyshohet një 20-vjeçar. Për më shumë ju
Videoja shpejt u bë virale në rrjetet sociale, ku gjyshja me çdo kusht mbrojti veten dhe nuk lejoi hajnin t’ia merr çantën. Madje ky veprim i kushtoi me disa mavijosje nëpër trup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu