Tentoi vetëvrasjen me ilaçe, 40-vjeçarja dërgohet drejt spitalit të Korçës

0

Një 40 vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh.

Ajo është dërguar fillimisht në spitalin e Bilishtit, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u transportua drejt spitalit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40 vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin, ndërsa ky i fundit është proçeduar për dhunë ndaj saj më herët. Policia po heton për zbardhjen e plotë të tentativës për vetëvrasje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu