Tentojnë të vjedhin dyqanin në Has, pronari i zë ‘mat’ me çifte, plagos 2 adoleshentët, arrestohet bashkë me autorët

0

Në tentativ për të grabitur një dyqan  4 adoleshentët në Has u kapën nga pronari i dyqanit nën kërcënimin e armës ,ku  dy prej tyre mbetën të plagosur . Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të djeshme në Helshan të Hasit.

Adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, Sadri Shatri, i cili ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë.

Policia arrestoi  4 të miturit, të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu