Tenton të vetëvaret, shpëtohet pronari i biznesit në Vlorë

0

Pronari i një biznesi në Vlorë ka tentuar të vetëvaret, por fatmirësisht pa pasoja fatale.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, në lagjen “Kushtrimi” brenda biznesit të tij.

Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu