Një tentativë për grabitjen paraditen e sotme të një automjeti në bulevardin e Kasharit, është parandaluar nga policia.
Uniformat blu kanë konstatuar gjatë patrullimit një person që po tentonte të grabiste një automjet “Mercedes Benz G-Class” të parkuar në rrugë.
Shiu vjetor i meteorëve ‘Perseid’ ndriçoi qiejt anembanë botës për kënaqësinë e adhuruesve të astronomisë, si dhe romantikëve që shpresonin të kapnin një paraqitje të shkurtër të yjeve që xhironin. Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.
Meteorët, siç shkruan BBC, goditën atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215,000 km/h. Kometa, së cilës i duhen 133 vjet për të rrotulluar Diellin, lë pas një re të mbeturinave hapësinore dhe kur hyn në atmosferën e Tokës dhe fillon të bjerë drejt sipërfaqes, “reja” shkëlqen për shkak të fërkimit dhe djegies, dhe ne shohim si një blic ose një meteorit.
Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, këta të fundit janë kundërshtuar me dhunë nga 28-vjeçari, i cili është arrestuar.
Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.