Tenton të vrasë veten pasi dyshonte se ishte prekur nga Covid

0

Një 57-vjeçar me inicialet R.SH ka tentuar që të vrasë veten, për shkak se dyshonte se ishte infektuar me Covid. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 57-vjeçari ka tentuar që të priste damarët në banesën e tij.

Ai ka deklaruar në Polici se kërkonte që ti jepte fund jetës, për shkak të dyshimeve se ishte infektuar nga Covid 19.

Mësohet se 57-vjeçari është dërguar me urgjencë nga ana e familjarëve në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk jepen detaje nëse ai ka pasur apo jo shenja të Covidit, që e ka thënë dhe si shkak për të ndërmarrë vendimin ekstrem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu