Tentuan të fusin 1.2 mln euro false, Gjykata e Tiranës “fundos” 3 persona me nënshtetësi franceze

0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 27 vite burg 3 personat me nënshtetësi francezë, të cilët u vunë nën akuzë për qindra mijëra euro të faslsifikuara në vendin tonë.

Togat e zeza të kryeqyteti kanë dënuar me nga 9 vite burg shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin dhe Jose Ngakam. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata perfitojne 1/3 e uljes së dënimit, duke u dënuar oërfundimisht me mga 6 vite burg.

Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove te falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.

Sipas prokurorisë këta shtetas ne bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu