Tentuan të përplasnin me makinë 28-vjeçarin dhe e dhunuan me shufra hekuri, arrestohen 4 persona në Itali, mes tyre edhe një shqiptar

0

ITALI- Karabinierët e Radiomobile të Mantovës, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Napoli-Scampia, arrestuan në kryeqytetin napolitan katër persona. Mësohet se mes të arrestuarve janë tre italianë dhe një shqiptar.

Të arrestuarit akuzohen se kishin tentuar të përplasnin një burrë dhe më pas e rrahën atë përgjakshëm, në Borgo në zonën Mantua. Tre prej tyre u dërguan në burg në Mantua ndërsa i katërti u mbyll në Napoli, të gjithë me akuzën për tentativë vrasje.

Episodi daton në 23 qershor, kur të katërt, me një makinë, tentuan të përplasnin një 28-vjeçar, banues në Borgo Virgilio. Më pas, pasi kanë zbritur nga makina, e kanë rrahur me tuba hekuri duke e lënë të shtangur në tokë dhe më pas është larguar me shpejtësi. I riu u trajtua për dëmtime në kokë dhe gjoks dhe thyerje të septumit të hundës. Kamerat e vëzhgimit me video në zonë ishin vendimtare për identifikimin e të katërve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu