Tentuan t’i iknin policisë, 3 shqiptarë kapen në Itali pasi u gjenden 3 kg drogë

0

3 shtetas shqiptarë u arrestuan sot nga policia italiane në Krotone teksa u kapën me 3 kg heroinë në makinë në përpjekje për t’i ndjekjes së policisë. Mediat italiane raportojnë se të tre po udhëtonin me një makinë të madhe në aksin 106 Jonica. Me të parë një patrullë policie, ata kanë shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjes nga forcat e rendit.

Automjeti ndoqi drejtimin veriut. Forcat karabiniere reaguan në kohë duke sinjalizuar patrullat e tjera dhe arritën të ndalonin automjetin. Gjatë kontrollit u konstatua se ata kishin fshehur brenda makinës 3 kg heroinë, e cila ishte vendosur në pako të ndryshme.

Të tre personat janë dërguar në burgun e Katanxaros.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu