Tentuan vjedhjen e 100 litrave vaj te transformatori, fshati në Mat mbetet pa drita

0

Gjatë orëve të natës në fshatin Zenish të Matit është dëmtuar kabina elektrike. Disa persona kanë rrëzuar në tokë transformatorin, duke çmontuar bobinat dhe vjedhur 100 litra vaj. Për pasojë fshati ka mbetur pa energji elektrike.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.12.2021, gjatë orëve të natës, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është dëmtuar kabina eletrike, ku persona të pa indentifikuar ,kanë rrëzuar në tokë transformatorin ,kanë çmontuar bobinat dhe vjedhur rreth 100 litra vaj. Po punohet intensivisht për indentifikimin dhe kapjen e autorëve . Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.”

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu