Teoria tronditëse për krijimin e Covid-19: virusi u rrit në trupin e një minatori kinez një dekadë para shpërthimit të pandemisë

0

Origjina e pandemisë Covid-19 mbetet një mister, pavarësisht hulumtimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thekson se virusi është “krijuar” ose ka shpëtuar nga një laborator në qytetin kinez të Wuhan, shkruan The Telegraph.

Por ekziston një teori e re. Dr Jonathan Latham, drejtor ekzekutiv i Bioshkencës Amerikane beson se Covid-19 mund të jetë “rritur” në trupin e një minatori kinez të infektuar pothuajse një dekadë para se të shpërthente pandemia dhe të ndryshonte në mënyrë dramatike jetën tonë në planet.

Mostrat e sëmundjes enigmatike të minatorit u janë dërguar shkencëtarëve që studiojnë viruset në Wuhan.

Dr Latham thotë se shfaqja e mutacionit Alpha në Kent, Britani e Madhe, vjeshtën e kaluar dëshmon se virusi “mund të evoluojë ” dhe të krijojë një numër të madh mutacionesh kur qëndron për një kohë të gjatë në trupin e njeriut.

Në fillim të këtij viti, Universiteti i Kembrixhit arriti në përfundimin se mutacioni shumë ngjitës Alfa mund të ketë evoluar në një pacient me imunitet të dobët që ishte i infektuar prej muajsh.

Në vitin 2012, sipas raportit, gjashtë minatorë në minierën Tongguan u sëmurën me një sëmundje të ngjashme me pneumoninë që i ngjante shumë Covid-19. Tre prej tyre vdiqën dhe pjesa tjetër qëndroi në spital për gjashtë muaj.

Një studiues kinez që hulumtoi vdekjet për tezën e tij të masterit ka arritur në përfundimin se punëtorët mund të jenë infektuar nga një specie e koronavirusit që i ngjan Sars dhe vjen nga lakuriqët e natës.

Një vit pas vdekjes, shkencëtarët e Wuhan zbuluan një virus të quajtur RaTG13 në këto shpella. Më vonë u zbulua se ishte 96% identik me Covid-19, por që ekzistonte 40 vite më parë.

Teoria e re sugjeron që evolucioni nga një virus i tillë si RaTG13 mund të ketë kaluar në trupin e një minatori.

Shkencëtarët që hetojnë origjinën e pandemisë kanë kërkuar vazhdimisht detaje në lidhje me sekuencat e viruseve në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Alison Young, drejtoreshë e Shkollës së Gazetarisë në Misuri, tha gjithashtu se aksidentet laboratorike janë të zakonshme.

Një nga argumentet është se eksperimentet laboratorike janë jashtëzakonisht të rralla. Aksidentet laboratorike nuk janë të rralla. Në SHBA në vitin 2020, u raportuan 134 raste të ekspozimit ndaj viruseve, baktereve dhe toksinave në laboratorë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here