Tepelenë/ 5 turistë të huaj bllokohen në Kanionet e Nivicës

0

Pesë turistë të huaj janë bllokuar në Kanionet e Nivicës në Tepelenë.

Turistët kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit dhe kanë humbur kontaktet.

Menjëherë, forcat e zjarrfikëse të Tepelenës janë nisur drejt vendngjarjes dhe po zbresin në kanion për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Nuk dihet ende gjendja fizike e turistëve.

Ndërkohë, në ndihmë janë nisur edhe forca policore nga Gjirokastra, të pajisura me dron.

Mendohet se turistët kanë ngecur në ujëvarën e Poshturës, në kanionet e Nivicës.